AKTUALITET /

Operacioni 'Shkolla të pastra', publikohen fotot e Ferit Xhanit dhe ish-efektivit Engrid Henaj

Të dy përmenden në dosjen e grupeve që, sipas hetuesve, vepronin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Shkruar nga Versus
Operacioni 'Shkolla të pastra', publikohen fotot e Ferit Xhanit
Ferit Xhani dhe ish-efektivit Engrid Henaj

Fotot e Ferit Xhanit dhe Engrid Henajt janë bërë publike në kuadër të hetimit për shitjen e dyshuar të drogës pranë shkollave të Tiranës.

Të dy përmenden në dosjen e grupeve që, sipas hetuesve, vepronin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Xhani, i njohur edhe si “Luzi”, dyshohet se siguronte lëndën narkotike për shpërndarësit. Ai ka qenë më parë në vëmendjen e Policisë për çështje që lidhen me drogën dhe plagosjen.

Në të njëjtin hetim është përfshirë edhe Henaj, ish-punonjës i Policisë së Shtetit.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai dyshohet se kishte peshë në veprimtarinë e grupit, por roli i tij konkret nuk është bërë ende i ditur.

Henaj ishte larguar nga radhët e Policisë vite më parë, pas arrestimit nën dyshimin për vjedhje.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë përdorimin e monopatinave për dorëzimin e dozave pranë shkollave.

Hetuesit dyshojnë se shpërndarësit përdornin gjithashtu taksi dhe shërbime delivery për të çuar drogën te blerësit./Versus.al

Poll