Dy operacione të policisë, arrestohet 66-vjeçari me automatik dhe sekuestrohet “Benz”-i i kërkuar nga Interpol

Dy operacione policore janë finalizuar në Fier, në kuadër të kontrolleve për armëmbajtjen pa leje dhe verifikimin e automjeteve luksoze.

Në operacionin “No Guns 5”, policia arrestoi në flagrancë një 66-vjeçar me inicialet R. M., banues në Fier, i dyshuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip automatik, së bashku me një krehër me 29 fishekë.

Në një tjetër operacion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ndaloi për verifikim një automjet luksoz tip “Benz”. Pas kontrollit, automjeti rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë 26-vjeçari E. D., banues në Mallakastër, i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të automjeteve. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?