Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

GJKKO lë në burg Bledar Cafin, akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO lë në burg Bledar Cafin, akuzohet për trafik droge dhe grup
Bledar Cafi

GJKKO ka lënë në burg 50-vjeçarin Bledar Cafin, i cili u arrestua ditën e djeshme në Shkodër me urdhër të SPAK, ai konsiderohet nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

50-vjeçari akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.

Emri i Bledar Cafit, së bashku me atë të Endrit Dokles, ka dalë nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECC. Dokle është shpallur në kërkim që prej vitit 2024 dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtat akuza që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Sipas autoriteteve, të dy shtetasit kanë trafikuar lëndë narkotike në bashkëpunim me grupin e Rrajave. Gjatë seancës gjyqësore, 50-vjeçari nuk ka dhënë deklarime, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese