Një 66-vjeçar është arrestuar në Fier pasi gjatë kontrollit të banesës së tij policia gjeti një armë zjarri automatike dhe një krehër me 29 fishekë.
Sipas Policisë së Fierit, kontrolli u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se Rexhep Mehmeti posedonte armë zjarri në banesë. Në kuadër të operacionit të koduar “No Guns 5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier e kapën 66-vjeçarin në flagrancë dhe e vunë në pranga.
Gjatë kontrollit në banesë, efektivët sekuestruan automatikun dhe krehërin me 29 fishekë, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

