Nga Boldnews.al
Kur emri i një flururaku shkon me karakterin, është fat jo i vogël. Nuk iu desh të shtegtonte larg, ka gjetur një çerdhe për të mos dalë prej aty, ndonëse vetëm kërma ofrohen si vafte të bollshme. Shija e yndyrës së pushtetit nuk po i ndahet, ndërsa njeriu i “letrave”, ose të paktën emrin ia gjejmë në disa libra, ende nuk i ka zbuluar, (treguesit janë se kurrë nuk ka për t’i zbluar) fjalët: moral dhe integritet.
Së fundmi Albatros Rexha ka fatin të ftohet kudo ku ka një kamera, në televizion apo copa podkastesh. Jo për vlerat e analizës së tij, por media sot në tentaivë për të “ruajtur balancat” pro dhe kundër, rri e rri dhe laj-thaj shkon kah Rexha. Është e vështirë të gjenden mbështetëse kaq të hapur që qenef-politikën në pushtet që përzihet në të njëjtin kazan me krimin e konsideron aq normal sa skuqja, zverdhja apo nxirja nuk zë vend kërkund në fytyrën e yndyrosur.
Nevojiten disa individë që gojën e ngatërrojnë me pjesën fundore të jashtënxjerrjes së ciklit ushqimor dhe në fund kënaqen me faktin se sa shumë komente sharjeje apo mallkime kanë marrë. Për ta mjafton që shkruhet. Nuk ka rëndësi se çfarë.
Edhe interesi personal, si dhëndër në persepktivë i moçalit të pushtetit, nuk mund ta amnistojë për të shkuar deri në atë pikë sa “përdhunimin në grup” ta quajë “pasion që u tejkalua pak”. Relativizimi i së keqes është sot dëmi më i madh që mund t’i bëhet vendit. Dhe fluturaku Albatros e bën më së miri. Aq sa nuk e ka problem që edhe nëse fyhet, shahet, apo edhe cënohet fizikisht të mos reagojë, e madje edhe të mbllaçitet me sulmuesin në zy të kamerave.
Padyshim që nën tentativë për të treguar qytetari gjithësisht të shtirur, përshfaq dukshëm pamjen e një qyqari të shitur fort lirë, pasi sado që çmimi të duhekt l lartë morali dhe integriteti nuk mund të dalin në pazar.
Zvarranikë dhe fluturakë (fatkeqësisht humanoidë në pamje), të zezën sterr që e shohin me sytë e tyre mundohen ta shesin për bardhësi. Fjalën shitje e njohin më mirë në këtë pazar që kollovarllëku nuk nënkupton jetesë në shtëpinë e bashkëshortes, por jetën e varur nga pushteti.













