Rrjeti i drogës pranë shkollave në Tiranë, publikohen fotot e Ferit Xhanit dhe ish-efektivit Engrid Henaj

Kronike

Publikuar: 27/09/2026

Rrjeti i drogës pranë shkollave në Tiranë, publikohen fotot e Ferit Xhanit dhe ish-efektivit Engrid Henaj

Janë publikuar fotot e Ferit Xhanit dhe Engrid Henajt, dy prej personave të përfshirë në hetimet për rrjetin e dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave në Tiranë.

Sipas të dhënave të hetimit, Xhani dyshohet se kishte rolin e furnizuesit, ndërsa Henaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit, dyshohet se kishte një rol të rëndësishëm në grup.

Ferit Xhani, i njohur edhe me mbiemrin “Luzi”, rezulton person i njohur më herët për Policinë. Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka precedentë penalë për vepra që lidhen me lëndët narkotike dhe plagosjen.

Në hetime është përfshirë edhe Engrid Henaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit. Ai ishte përjashtuar nga radhët e Policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje.

Sipas hetimeve, Henaj dyshohet se kishte një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit të shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Grupet e identifikuara dyshohet se shpërndanin drogë pranë institucioneve arsimore. Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë persona që afrohen me monopatina pranë shkollave për të dorëzuar dozat. Hetimet kanë evidentuar se për shpërndarjen dyshohet se përdoreshin edhe taksi dhe shërbime “delivery”.

/pamfleti