Masakër në një lokal në Afrikën e Jugut/ 17 të vrarë dhe 15 të plagosur, policia kërkon 8 autorët Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Torino, ku një fëmijë 5-vjeçar u përplas nga një automjet në kryqëzimin e rrugëve Via Pinelli dhe Via dell’Industria.
Sipas hetimeve paraprake, në drejtimin e automjetit ndodhej ish-e dashura e babait të fëmijës. Autoritetet dyshojnë se ngjarja nuk ka qenë një aksident apo pasojë e një pakujdesie në drejtimin e mjetit, por një veprim i qëllimshëm i lidhur me konflikte të mëparshme sentimentale.
Fëmija po ecte në rrugë së bashku me prindërit kur u përplas nga automjeti. Ngjarja shkaktoi panik dhe alarm te familjarët dhe banorët e zonës.
Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan 5-vjeçarin me urgjencë në spitalin pediatrik Regina Margherita, ku ndodhet ende i shtruar dhe në gjendje të rënduar, me prognozë të rezervuar.
Gruaja që drejtonte automjetin u ndalua dhe ndaj saj është ngritur akuza për tentativë vrasjeje. Hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e mundshme që lidhen me konfliktet mes saj dhe babait të fëmijës.
Top Channel