27 Shtator 2026, 12:04
Nga DOSJA
Policia
RINAS- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe Rinas, në kuadër të operacionit “The Wanted”. E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Itali. Ai kërkohej nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Po ashtu është arrestuar 38-vjeçari nga Kosova me inicialet H. K., i cili kërkohej nga autoritetet e Kosovës për falsifikim të kartëmonedhave. Ai është dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Apelit e Pejës me 1 vit e 6 muaj burgim. Sipas autoriteteve kosovare, gjatë vitit 2021 ai, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të hedhë në qarkullim në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”. Ndalohen në Tiranë dhe në Rinas 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë. Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me homologët, të koordinuar nga Drejtoria e Interpolit, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, në Tiranë dhe në Rinas u ndaluan 2 shtetas:
-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin për Policinë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Gjykata e Bolonjës, në muajin maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen.
-U arrestua në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç. Gjykata e Apelit e Pejës, në vitin 2022, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për falsifikim të kartëmonedhave. Shtetasi H. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve./Dosja.al
Aktualitet
27 Shtator 2026, 10:58
I.A
Bledar Cafi
TIRANË- Bledar Çafi ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Aktualitet
27 Shtator 2026, 10:41
I.A
Kakavije
KAKAVIJË- Rreth 90 kilogramë kanabis janë sekuestruar në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare t...
Aktualitet
27 Shtator 2026, 10:33
I.A
Droga
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor “Shkolla të Pastra”, i finalizuar nga Policia e Tiran&eum...
Aktualitet
27 Shtator 2026, 10:11
I.A
Rajmonda Kotorri
ITALI- Rajmonda Kotorri, e cila u largua në Itali kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe humbi kontaktet për vite me radhë...
Aktualitet
27 Shtator 2026, 09:19
I.A
Pamjet
TIRANË- 52 personat e përfshirë në trafikun e drogërave nëpër shkollat e Tianës janë identifikuar....
Aktualitet
27 Shtator 2026, 09:04
I.A
Pamjet
TIRANË- Disa grupe që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit jan&eum...
Aktualitet
27 Shtator 2026, 08:48
I.A
Policia
MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 43 vjeçar ka ndërruar jetë p...
Aktualitet
27 Shtator 2026, 08:16
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Sot pranë Liqenit të Farkës zhvillohet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon”, a...
Aktualitet
27 Shtator 2026, 07:30
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti p...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 22:50
E.d
Pamje
TIRANA- Një atmosferë e veçantë është krijuar sot në stadiumin "Air Albania" gjatë ndeshjes Shqipëri&n...