Një person me inicialet Z.B. është arrestuar në Maliq, pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë, të cilët dyshohet se i kishte marrë pranë Kapshticës dhe po i dërgonte drejt Tiranës kundrejt parave.
Z.B. u ndalua në afërsi të fshatit Drithas, ndërsa udhëtonte me pesë emigrantët në një automjet tip “Audi”. Policia sekuestroi automjetin, si edhe disa telefona dhe një sasi parash që iu gjetën të dyshuarit.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

