Tragjedia që u mori jetën tre shqiptarëve në lagjen Plaka në Athinë pas shembjes së ndërtesës tre katëshe pas rrjedhjes së gazit, është kthyer në kryefjalë në median e vendit fqinjë. Kërkimet u mbyllën ditën e djeshme, dhe ngjarja pati fund tragjik me 6 viktima.
Deri të premten, të 6 ata patën jetën e tyre, planet e tyre por nuk arritën të dalin gjallë nga ndërtesa. 4 ishin turistë. Shpërthimi ndodhi në orën 7.30 të së premtes.
Sipas informacioneve, 4 prej tyre, dy çifte kishin marrë me qira dy dhoma në katin e parë. Tre shqiptarët ishin Florida Hoxha me vëllain Florin Hoxha dhe nusja e vëllait Erisa Cani. I katërti është bashkëshorti i Floridës Ian Kirkpatrick. Ky i fundit, 37 vjeç ndërsa tre shqiptarët me origjinë nga Tropoja, në familjen e Medi Hoxhës, prej vitesh kishin marrë shtetësinë amerikane.
Erisa Cani shkëlqente në fushën e farmaceutikës e mbylli jetën bashkë me Florinin. Erisi ishte me origjinë nga Elbasani; ajo punonte si pedagoge në Nju Jork dhe ishte shtatzënë. Faqja zyrtare e Touro College of Pharmacy e identifikon si pedagoge të farmacisë në Nju Jork.
Të katër do të ktheheshin në amerikë po të premten me një linjë në orën 3.30 pasdite. Florida dhe Ian ishin në Greqi për muajin e tyre të mjaltit, direkt pas Martese dhe kishte zgjedhur të merrte me vete dhe vëllain me bashkëshorten.
Ndërkohë në median greke u fol se Florini dhe Erisa prisnin të bëheshin prindër, ndërkohë që raportohej se Erisa ishte në muajin e tretë të shtatzanisë, por deri tani, asnjë raport I autopsisë nuk ka dalë. Ndërkohë në katin e dytë jetonin Athena Paparescu dhe Edmond Hings. Sipas informacioneve Hing është shtetas britanik me origjinë dhe çifti jetonin një kat më sipër.
