web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga buronte pushteti i Ergys Agasit?

27 Shtator 2026, 12:28, Aktualitet CNA

Nga buronte pushteti i Ergys Agasit?

Ergys Agasi ishte nga Durrësi, djali i një zyrtari të lartë të PS-së, Bardhyl Agasit, që kaloi te LSI më pas u përfshi në fushatën e Ramës dhe për një kohë të shkurtër u ngrit në piramidë jo në zyrat e shtetit, por në zyrën e tij private ku filloi të qarkullonte miliona euro të marra nga AKSHI nëpërmjet tenderëve me shuma fiktive, dy apo tre herë me vlera më të mëdha se realiteti apo me emërime të rëndësishme në admininstratë.

Pyetja që lind është nga buronte gjithë ky pushtet?

Buronte nga marrëdhënia e tij rozë me radarët e Vlora Hysenit? Nga lidhja që vendosi me drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj?

Radarët e ndezur me Mirlindën i dhanë atij miliona e miliona euro. Skandali me AKSHI-n është edhe më i madh sepse shumë tenderë me vlera dhjetëra miliona euro kanë qenë të klasifikuar, pra të mbyllura, me një ofertë, me një kompani me kushte speficike dhe padiskutim SHISH ka rolin e tij në këto lloj tenderësh, por Mirlinda Karçanaj kishte sigurinë e Ergys Agasit sepse SHISH nuk do të çonte informacione qoftë te kryeministri, qoftë te institucionet e tjera sepse këtu ishte Vlora Hyseni. Pra, lidhja fillon dhe bëhet mes institucioneve.

Përtej emërimeve në Policinë e Shtetit apo institucione të tjera shkojmë te fakti që AKSHI bën tenderë të klasifikuar dhe kompanitë që hyjnë duhet të kenë DSIK, pra një certifikatë që i jepet nga një institucion të veçantë që burimin kryesor të informacionit ka SHISH.

AKSHI kthehet në hambar për Agasin, i cili me Vlorën e SHISH dhe Mirlindën e përulur në AKSHI fillon trash pasurinë e tij dhe bëhet njeriu kryesor i tenderëve të IT dhe nga ana tjetër “fama” e bën Agasin të jetë njeriu me pushtet në botën e krimit dhe biznesit që vinte për shkak të interesave që ka në lidhje me qeverinë, me shtetin, me zyrat, me intitucionet.

Agasi mund të emëronte drejtorë policie, oficerë policie, Agasi hyn në lojë me prokurorë, me gjyqtarë, me drejtorë të rëndësishëm, me institucione kryesore të vendit, me gjithçka që ka në qarkullim dhe gjen terren të hapur a thua se qeveria dhe institucionet nuk ekzistojnë dhe tashmë erdhi “mbreti i ri i Shqipërisë”, sepse Edi Rama si kryeministër në atë kohë vazhdonte propagandën e tij ndërkohë që dikush tjetër gërmonte pushtetin e tij nga poshtë kjo jo pa dijeninë e Ramës.

Datat e emërimeve dhe lëvizjet në institucione lidhin një skemë të qartë

Po përtej kësaj lindin pyetjet: I bëri Ergys Agasi emërimet në Policinë e Shtetit? I bëri Ergys Agasi emërimet në ministrinë e Brendshme? I bëri Ergys Agasi emërimet në ASHK, AKSHI dhe në SHISH?

Jo! Të gjitha emërimet i ka bërë Rama. Ergys Agasi shkarkoi ministrat e Brendshëm, ndosha sa nga lidhja e tij politke me Edi Ramën aq dhe nga influenca e fortë e Vlora Hysenit.

Ergys Agasi nuk është thjesht një emër i rastësishëm, është një individ që mori një pushtet të pakufijshëm që nuk i është deleguar shkresërisht, por e gjeti në terren dhe e zbatoi sa nga lidhja e Ramës aq dhe nga lidhja me Vlora Hysenin, kjo e fundit nën akuzë nga SPAK ndërkohë që kryeministri ende nuk ka dhënë sqarim si mundi Ergys Agasi të ishte në krah të tij, pas eskortës së tij dhe në emër te Ramës të bënte emërime, shkarkime, lëvizje në institucione dhe të merrte një pushtet thuajse paralel me atë të kryeministrit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga