BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht pre...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht pre...

Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20-së. Ftesa u përcoll nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në kuadër të debatit të përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork. Argumenti i administratës amerikane është se dialogu duhet të vazhdojë edhe me partnerë të vështirë.
Samiti i G20-së pritet të zhvillohet në dhjetor në Miami, Florida. Bashkimi Evropian është anëtar me të drejta të plota i G20-s. Përveç kësaj, disa shtete anëtare, si Gjermania, Franca dhe Italia, marrin pjesë gjithashtu me përfaqësuesit e tyre.
BE-ja tashmë ka një plan për samitin e G20-së
Si do të reagojë Bashkimi Evropian ndaj nismës së Trumpit dhe pjesëmarrjes së mundshme të Putinit? Sipas një zëdhënësi të BE-së, Rusia mbetet anëtare e G20-s dhe ka të drejtën të marrë pjesë në këto takime. Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë t'i përdorë këto forume për të dënuar luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës, pavarësisht se kush merr pjesë në samit. Kjo do të thotë se Brukseli synon të jetë i pranishëm në Miami edhe nëse Putini merr pjesë, duke mos dashur t'ua lërë skenën Trumpit dhe Putinit, veçanërisht kur në diskutim është e ardhmja e Ukrainës.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse përfaqësuesit e BE-së do të jenë të gatshëm të ulen në të njëjtën sallë me Putinin. Nga shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë ardhur reagime kritike ndaj ftesës drejtuar presidentit rus.
Diplomatët francezë: "Fronti perëndimor” është në rrezik
Pas ftesës së SHBA, Berlini zyrtar theksoi, se nuk mund të ketë kthim në normalitet në marrëdhëniet me Rusinë pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Qeveria gjermane u shpreh se është në dijeni për ftesën drejtuar Vladimir Putinit.
Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u shpreh kritike, duke deklaruar se tani është koha të kërkohen lëshime nga Rusia, dhe jo që Putinit t'i jepet më shumë peshë diplomatike. Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe qeveria franceze. Sipas Parisit, nuk është momenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë. Megjithatë, askush nuk po flet për bojkot të samitit.
Në Paris dhe Romë theksohet se Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar në reagimin e tij. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi: "Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën dhe pa Evropën.”
Arrestmandati i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Putinit
Edhe në Parlamentin Evropian theksohet se nuk mund të ketë rikthim në normalitet me Vladimir Putinin. Ky duhet të mbetet qëndrimi i palëkundur i Evropës, deklaruan deputetë letonezë nga grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP). Ata kujtojnë krimet e luftës dhe faktin se më shumë se 20.000 fëmijë ukrainas janë deportuar nga Rusia, ndërsa deri më tani vetëm rreth 2.500 prej tyre janë kthyer në Ukrainë.
Ndaj presidentit rus Vladimir Putin është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN/GJPND). Ky është edhe një nga arsyet, pse ai nuk mori pjesë në samitet e fundit të G20-s, përfshirë atë të zhvilluar në Brazil.
Politikanët e BE-së presin që, pas sulmeve të Trumpit ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Vladimir Putini mund të jetë i gatshëm të udhëtojë në Miami, pasi atje nuk ka arsye të frikësohet nga ndonjë pasojë ligjore. "Lufta në Ukrainë ka treguar se krimet e luftës mund të rikthehen nëse ato nuk njihen dhe nuk trajtohen siç duhet,” deklaroi eurodeputetja lituaneze e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Rasa Jukneviciene.
"Një gjykatë ndërkombëtare që pengohet nga Trumpi të kryejë punën e saj legjitime duhet të jetë një sinjal alarmi për të gjithë ne,” kritikoi veprimet e Trumpit ndaj Gjykatës Penale Ndërkombtare zëdhënësi për politikën e jashtme i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Yannis Maniatis. Nga ana tjetër, politikanët e AfD-së e kanë mirëpritur afrimin diplomatik mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit./ DW
Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë d...
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
Një senatore nën sanksionet e Perëndimit dhe një ish-ofice...
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një plan iran...
Një tragjedi ka ndodhur në qendër të Athinës, ndërsa dy tr...
Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet q...
Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë festojnë sukse...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i...
Dogana e Malit të Zi njoftoi më 25 shtator se ka ndaluar n...
Një nga tre personat që u qëllua me armë zjarri gjatë tubi...
Ligjvënësit në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit gjerm...
Qytetarë në disa qytete të Kosovës kanë dalë në rrugë të p...
Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e ...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Dhjetëra delegatë kanë braktisur sallën e Asamblesë së Për...
Një kompani amerikane që i ofroi Pentagonit dhe agjencive ...
Një total, prej 781 personash kanë kaluar Kanalin Anglez m...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me ho...
GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për shtetasin B...
Një sasi prej 91 kilogramë lënde narkotike e dyshuar kanab...
Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht pre...
Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë d...
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
Një senatore nën sanksionet e Perëndimit dhe një ish-ofice...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...