Kuvendi do të organizojë më 28 shtator, në orën 10:00, Konferencën Ndërparlamentare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Në konferencë do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, si dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.
Takimi do të mbledhë gjithashtu përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane.
Në fokus të diskutimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit, me vëmendje të veçantë te roli dhe angazhimi i parlamentit në këtë proces.
Konferenca do të moderohet nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, së bashku me përfaqësues të parlamenteve.

