Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një ish-shpërndarës dhe një ish-polic, dalin dy emrat e parë të të arrestuarve në operacionin “Shkolla të Pastra”

Shkruar nga Newsbomb
Një ish-shpërndarës dhe një ish-polic, dalin dy emrat e
Foto nga operacioni

E ndërkohë që operacioni “Shkolla të pastra” u mbyll ditën e djeshme dhe u bë publik sot, po dalin edhe emrat e parë të të arrestuarve mes 32 personave të ndaluar, ndërkohë që 14 janë shpallur në kërkim.

Ferit Xhani, është një prej personave që kishte rolin e furnizuesit në shkollat e Tiranës. Nuk është një emër i panjohur për policinë e shtetit pasi ka pasur edhe më parë precedent penale që lidhen me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe për plagosje.

Në listën e të arrestuarve është edhe Engrid Hënaj që më parë ka pasur detyrën e ish-efektivit të policisë. Por në një rast që u arrestua për vjedhje, u lirua edhe nga policia e shtetit. Aksioni I mbyllur dje pati në fokus shkollat kryesore në Tiranë 9 vjeçare dhe gjimnaze.

Sipas informacionit që disponon Newsbomb.al, në të u përfshinë agjentë me metoda aktive duke bërë 78 blerje dozash të vogla droge, në pika të ndryshme të Tiranës, për të bërë të mundur edhe prishjen e rrjetit të trafikut dhe shpërndarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese