Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për situatën me fondet IPARD, duke deklaruar se bujqësia shqiptare ka humbur mbi 300 milionë euro ndihma. Sipas saj, fondet europiane, në vend që të shkonin te fermerët, janë abuzuar, ndërsa financimi nga BE vijon të jetë i bllokuar për të tretin vit radhazi.
Bajrami i kërkoi drejtësisë të mos vonojë hetimet për abuzimet duke thënë se çdo vonesë penalizon fermerët shqiptarë. Ajo ngriti pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësi dhe kur do të zhbllokohen fondet IPARD, ndërsa deklaroi se Partia e Lirisë e ka vendosur bujqësinë mes pesë prioriteteve të saj kombëtare.
Deklarata e plotë
"Sikur të mos mjaftonte nenfinancimi i sektorit jetik te bujqesise nga Qeveria, skandali i abuzimeve me fondet IPARD është një nga shembujt më të rëndë të vjedhjes edhe te ndihmave europiane, që vijon te rendojne mbi fermeret. Fondet IPARD, në vend të përfundonin te fermeri, perfunduan te inceneratorët dhe bandat e qeverisë, duke sjellë bllokimin e financimit nga BE për fermerët shqiptarë per te tretin vit radhazi.
Pavaresisht premtimeve se fondet IPARD do te zhbllokoheshin kete vit, kjo nuk po ndodh per shkak se Qeveria ka bllokuar qellimisht hetimet.
Në Greqine fqinje, përballë hetimeve për abuzime me fondet europiane të bujqësisë, janë marrë masa konkrete, Parlamenti ka hequr imunitetin e 13 deputetëve të partisë në pushtet, ndërsa jane arrestuar mbi 37 zyrtare te larte.
Po në Shqipëri çfarë po ndodh?
Bujqësia shqiptare ka humbur mbi 300 milion euro ndihma, ndërkohë që përgjegjësitë penale, institucionale dhe politike vazhdojnë të mbeten pa një përgjigje të qartë nga drejtësia sepse Edi Rama i ka bllokuar qëllimisht hetimet.
Partia e Lirisë kërkon me vendosmeri nga drejtesia te mos vonoje hetimet, sepse cdo vonese vetem penalizon fermerin shqiptar, qe ndodhet i braktisur nga shteti, i nenfincaruar dhe i vjedhur..
Drejtësia duhet të hetojë çdo abuzim, pavarësisht se ku çon përgjegjësia.
Kush do të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e ndihmave europiane per fermerët dhe kur do zhbllokohen fondet IPARD?
Fermeri nuk kërkon favore. Kërkon të drejtën për të prodhuar, për të fituar nga puna e tij dhe për të pasur një shtet që mbron interesin e tij.
Dhe kjo është pikërisht Shqipëria që Partia e Lirisë propozon të ndërtojë, prodhuese, eksportuese, me fermerin në qendër dhe me zero tolerancë ndaj abuzimit me fondet publike dhe europiane.
Partia e Lirisë e ka vendosur bujqësinë nje nga 5 prioritet e saj kombetare për 4 milionë shqiptarë plus.
Programi parashikon rritjen e prodhimit bujqësor e blegtoral, përpunimit agro-industrial dhe eksporteve, uljen e kostove të inputeve, kredi të buta dhe grante për fermerët, uljen e barrës mbi naftën e bujqësisë, pagesa direkte për blegtorinë, investime në vaditje e kullim dhe forcimin e sigurisë ushqimore.
Synimi ynë është që ta kthejmë Shqipërinë nga një vend që importon ushqimin e vet, në një fuqi prodhuese dhe eksportuese.
Vetem largimi i Edi Rames i jep frymemarrje bujqesine dhe fermerit shqiptar"












Komente
Komento