Alarm në gjykatë, rriten divorcet në Lushnje, muaji gusht shënoi pikun me 20 raste të reja Vetëm pak kilometra larg qytetit të Fierit, dhjetëra familje në fshatrat Vadhizë dhe Radostinë përballen prej më shumë se 30 vitesh me mungesën e ujit të pijshëm.
Furnizimi me ujë, sipas banorëve, bëhet vetëm rreth një orë në ditë, një sasi që nuk mjafton për nevojat minimale të familjeve.
Edhe pse paguajnë rregullisht faturat e ujit, në disa raste mbi 2 mijë lekë në muaj, banorët thonë se shpesh nuk marrin shërbimin për të cilin paguajnë.
“Nuk kemi asnjë pikë ujë të pijshëm. Paguajmë 23 mijë lekë të vjetra. Një ditë kam, pesë ditë nuk kam ujë. Kjo gjendje po bëhet prej vitesh. Nuk është normale, kur lekët i paguaj dhe ujë nuk kam. Detyrohemi ta blejmë edhe për pulat. Nuk e përballojmë dot, jemi pensionistë dhe kemi edhe ilaçet”, shprehet një banor.
Problemi bëhet edhe më i rëndë gjatë muajve të verës. Banorët thonë se nga muaji prill deri në fund të tetorit furnizimi me ujë është pothuajse i munguar, ndërsa shpresat për ujë shtohen vetëm gjatë periudhës së shirave.
“Që nga prilli deri në fund të tetorit nuk kemi ujë. Pastaj fillojnë shirat dhe aty shpresojmë të kemi ujë shiu. Faturat i paguajmë njësoj, edhe pse ujë nuk kemi.”, thotë banori.
Banorët kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe furnizim normal me ujë të pijshëm, duke e konsideruar të papranueshme që një zonë vetëm pak kilometra larg Fierit të përballet prej dekadash me një problem kaq bazik.
Top Channel