POLITIKË /

VIDEO/ Rinasi “blindohet” para mbërritjes së Ramës, kryeministri pritet t’u drejtohet qytetarëve

Rama pritet të mbërrijë rreth orës 13:00, pas pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Rinasi “blindohet” para mbërritjes së Ramës,
Edi Rama

Automjeti i kryeministrit Edi Rama, efektivë të Gardës së Republikës, të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Policisë së Shtetit ndodhen në Aeroportin “Nënë Tereza”, në pritje të kthimit të tij nga Nju Jorku.

Rama pritet të mbërrijë rreth orës 13:00, pas pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të mëparshëm, pas mbërritjes ai do t’u drejtohet qytetarëve nga salla e shtypit në aeroport.

Tema e deklaratës nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht.

Nga burime qeveritare është raportuar se kryeministri do të mbajë një qëndrim për situatën aktuale.

Komunikimi pritet në një kohë kur SPAK ka marrë si të pandehur ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Ende nuk ka konfirmim nëse Rama do t’i referohet kësaj çështjeje në deklaratën e tij./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll