Lavrov për S-400: Rusia mund të lejojë transferimin nga Turqia, por vendos kushte Dy pandat gjigante, Ping Ping dhe Fu Shuang, janë nisur nga Chengdu i Kinës drejt shtëpisë së tyre të re në Kopshtin Zoologjik të Atlantës në SHBA.
Pandat u larguan nga Kina me një fluturim që pritet të zgjasë rreth 15 orë. Pas mbërritjes, ato do të qëndrojnë në karantinë, ndërsa disa veterinerë dhe kujdestarë kinezë do të qëndrojnë pranë tyre gjatë kësaj periudhe.
Ping Ping, i lindur në vitin 2020, përshkruhet si i guximshëm dhe i butë dhe është veçanërisht i aftë në ngjitjen e pemëve. Ndërsa Fu Shuang, e lindur po në vitin 2020, njihet për dashurinë e saj ndaj mjaltit.
Të dyja pandat janë përzgjedhur pas vlerësimit të moshës, shëndetit, karakteristikave gjenetike dhe temperamentit të tyre. Ato janë trajnuar paraprakisht për udhëtimin e gjatë dhe për t’u ambientuar me kafazin dhe zhurmat e avionit.
Mbërritja e tyre në Atlanta është pjesë e traditës së gjatë të “diplomacisë së pandave”, përmes së cilës Kina u jep hua panda vendeve të tjera si pjesë e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve mes shteteve.
Kjo lëvizje vjen pak pas vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në SHBA, ku ai dhe presidenti amerikan Donald Trump ranë dakord për zgjatjen e armëpushimit tregtar dhe për krijimin e një linje komunikimi për çështjet e inteligjencës artificiale.
Për kujdestarët në Chengdu, largimi i dy pandave është gjithashtu një moment emocional. Një prej tyre tha se pas kujdesit për to që nga lindja, ndarja është “si të largohen fëmijët e tu”.
Top Channel