Nesër në orën 10:00, Kuvend do të zhvillohet Konferenca Ndërparlamentare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Në konferencë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, si dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.
Sipas raportimeve në media, ndërsa nga opozita pritet të marrin pjesë deputetët Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj.
Në konferencë do të jenë gjithashtu të pranishëm përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane.
Në fokus të diskutimeve do të jenë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit, si dhe zgjerimi dhe angazhimi i parlamentit në këtë proces. Konferenca do të moderohet nga Igli Hasani, së bashku me përfaqësues të parlamenteve.
