Kronikë
Tentoi të transportonte emigrantë të paligjshëm nga Kapshtica drejt Tiranës, arrestohet një person
Strukturat e hetimit finalizuan një tjetër rast, ku në pranga ra një shtetas.
Mësohet se shtetasi Z.B. është kapur në afërsi të fshatit Drithas, në Maliq, duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Dyshohet se i arrestuari i ka marrë emigrantët afër Kapshticës dhe ka tentuar t’i çojë drejt Tiranës, në këmbim të shumave monetare.
Nga policia u sekuestrua automjeti tip Audi, me të cilin Z.B. bënte transportimin e emigrantëve, po ashtu dhe disa telefona dhe një sasi lekësh
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.




