Incident i rëndë pranë bazës amerikane në Britani,  dyshohet për terrorizëm

27 Shtator 2026 | 10:58

Policia britanike ka njoftuar një “incident madhor” në afërsi të një baze të Forcave Ajrore Mbretërore, duke evakuuar komunitetet që ndodhen pranë saj dhe duke arrestuar persona të shumtë të dyshuar për krime përmes lëndëve shpërthyese.

“Një numër banesash u evakuuan në zonën Uellford, pas njoftimit për një incident serioz”, deklaroi një zyrtar i policisë lokale, i cili shtoi se një skuadër speciale anti-eksploziv kontrolloi një seri makinash që u ndodhën pranë.

Ndërkohë, një kordon trupash ushtarake u vendos për të mbajtur larg banorët dhe autoritetet thanë se kufizuan përmasat e dëmeve që mund të shkaktonte incidenti.

Zona e Uellfordit ndodhet pranë bazës Feirford të Forcave Ajrore Mbretërore, ku ndodhen edhe avionë të forcave ajrore amerikane.

Në korrik, Garda Revolucionare iraniane paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar që të mos lejonte avionët amerikanë të përdornin bazat britanike, përfshirë atë Feirfod.

“Çdo bazë që përdoret për të pushtuar territorin iranian është objektiv legjitim”, deklaroi asokohe Garda, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kishin nisur të përdornin avionët luftarakë të tipit “B1” për të bombarduar Iranin, duke u nisur nga baza në fjalë.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe kryeministri Andy Burnham, i cili tha se po informohet vazhdimisht nga autoritetet lokale, por refuzoi të bënte komente apo të ngrinte akuza.

Hetimet për zbardhjen e incidentit madhor, sipas raportimeve të BBC, po drejtohen nga agjentë të seksionit të anti-terrorit të policisë britanike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Si në kohën e Hitlerit”! Lavrov: Gjermania s’ka zënë mend nga lufta

Ministri i Jashtëm rus ka hedhur poshtë thirrjet e homologut gjerman që Moska të tërhiqet nga “hapat e rrezikshëm përshkallëzues”, duke akuzuar Berlinin se është...
10:34 | 27/09/2026

Vizita në Francë, 600 mijë njerëz presin meshën që do të mbajë Papa në Paris

Papa Leo XIV edhe këtë të shtunë po vijon vizitën e tij në Francë. Ai pritet të zhvillojë një Meshë të madhe në natyrë në...
14:49 | 26/09/2026

Mijëra protestues dalin në rrugët e Madridit në protestë, shkak kriza e emigrantëve në Ceuta

Mijëra njerëz po marrin të shtunën pjesë në “Marshimin për Dinjitet” në Madrid, me protestuesit që bëjnë thirrje për zgjidhje e situatës me emigrantët në...
14:35 | 26/09/2026