Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në SHBA, pritet të japë mesazh për shqiptarët pas arrestimit të Vlora Hysenit

    U zhduk 26 vite më parë, kur ishte vetëm 16 vjeçe: Një foto në Milano ngjall shpresat për Rajmonda Kotorrin

    Shkodër/ 916 gjoba në një javë, 2 persona arrestohen dhe 13 të tjerë hetohen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » U zhduk 26 vite më parë, kur ishte vetëm 16 vjeçe: Një foto në Milano ngjall shpresat për Rajmonda Kotorrin
    Rajon

    U zhduk 26 vite më parë, kur ishte vetëm 16 vjeçe: Një foto në Milano ngjall shpresat për Rajmonda Kotorrin

    September 27, 2026

    Emisioni italian “Chi l’ha visto?” ka publikuar një fotografi të shkrepur në Milano, e cila mund të jetë e Rajmonda Kotorrit, vajzës nga Gramshi që u zhduk në Itali kur ishte vetëm 16 vjeçe.

    Fotografia u dërgua nga një shikues i emisionit, i cili iu përgjigj apelit të familjes shqiptare, pasi mendon se gruaja e fotografuar ngjan me Rajmondën. Motrat e saj kanë shprehur gjithashtu bindjen se ajo i ngjan nënës së tyre kur ishte e re.

    Prej 26 vitesh, familja nuk ka arritur të mësojë asgjë për fatin e Rajmondës. Sipas rrëfimit të motrës së saj, Lauretës, vajza u largua drejt Italisë pasi njohu një burrë që i kishte premtuar martesë dhe një punë të mirë. Prindërit e saj nuk e kishin miratuar martesën, pasi Rajmonda ishte ende e mitur.

    Laureta pretendon se burri e mori motrën e saj drejt Italisë kundër dëshirës së familjes, duke falsifikuar dokumentet dhe duke i ndryshuar moshën. Pas largimit, familja arriti të komunikonte me të vetëm disa herë. Gjatë telefonatave, Rajmonda fliste dhe qante, por më pas çdo kontakt u ndërpre.

    Familjarët thonë se iu drejtuan autoriteteve shqiptare për ndihmë, por nuk arritën të merrnin informacion për vendndodhjen e saj. Ata dyshojnë se Rajmondës mund t’i jetë ndryshuar edhe emri.

    “Prindërit tanë janë të moshuar, të lodhur, por nuk kanë reshtur së kërkuari. Jetojmë prej vitesh me këtë dhimbje. Një vajzë 16-vjeçare, e vetme, çfarë mund të ketë bërë? Nuk mund ta përfytyroj. Nuk mund ta përshkruaj këtë dhimbje”, rrëfen Laureta.

    itali rajmonda kotorri shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në SHBA, pritet të japë mesazh për shqiptarët pas arrestimit të Vlora Hysenit

    September 27, 2026

    U zhduk 26 vite më parë, kur ishte vetëm 16 vjeçe: Një foto në Milano ngjall shpresat për Rajmonda Kotorrin

    September 27, 2026

    Shkodër/ 916 gjoba në një javë, 2 persona arrestohen dhe 13 të tjerë hetohen

    September 27, 2026

    Të hënën konferenca për zgjerimin e BE-së, Rama dhe Peleshi në tryezë me përfaqësuesit europianë

    September 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.