Kontrolle intensive në Shkodër/ 2 të arrestuar, 13 të proceduar dhe 916 masa administrative në një javë

Policia Rrugore e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle të shtuara në të gjitha rrugët e qarkut, me synim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Gjatë një jave, për drejtim të parregullt të automjeteve janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa 13 persona të tjerë janë proceduar penalisht. Në të njëjtën periudhë, shërbimet rrugore kanë vendosur 916 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Të lidhura

None found

Mes masave të aplikuara janë 31 për parakalime të gabuara, 172 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 8 për drejtim të mjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike, 19 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 6 për përdorim të celularit gjatë drejtimit.

Gjithashtu, janë vendosur 60 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 2 për qarkullim me xhama të errësuar, 8 për mosdhënie përparësie këmbësorëve, 357 për parkim ose qëndrim të gabuar dhe 253 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, duke u përqendruar te drejtuesit që drejtojnë nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë shpejtësinë, përdorin celularin, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse dhe shkelin rregulla të tjera të qarkullimit.

Policia Rrugore e Shkodrës u kërkon drejtuesve të mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Qytetarët ftohen të raportojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112.


Shtuar më 27.09.2026 13:32

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom