Tentuan të kalonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohen çifti i bashkëshortëve në Kakavijë
Rreth 91 kilogramë kanabis janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa në pranga kanë rënë dy bashkëshortë nga Tirana, të dyshuar për trafikimin e lëndës narkotike drejt Greqisë.
Gjatë kontrollit të një furgoni që po dilte nga Shqipëria, shërbimet e Policisë zbuluan rreth 88 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Pakot ishin fshehur në vende të krijuara posaçërisht në dyshemenë e mjetit, poshtë shtresës së saj.
Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë drejtuesi i furgonit, K. A., 28 vjeç, dhe pasagjerja B. A., 25 vjeçe, bashkëshortë me njëri-tjetrin dhe banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 91 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe furgoni.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Shkodër, 2 të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë nga Policia Rrugore
Gjykata e Lartë s’merr pjesë në tryezën e Ramës për pagat, Sadushi: Çështja është në Kushtetuese
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet një person në Maliq
- 12:57 Shkodër, 2 të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë nga Policia Rrugore
- 12:51 Gjykata e Lartë s’merr pjesë në tryezën e Ramës për pagat, Sadushi: Çështja është në Kushtetuese
- 12:43 Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet një person në Maliq
- 12:12 Bitcoin mbi 84 mijë dollarë, pranë nivelit më të lartë në 8 muaj
- 11:21 SHBA: Masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
- 11:09 Dyshohet se porositi mbi 400 kg kokainë, GJKKO lë në burg Bledar Çafin