Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Të arrestuarit janë Ervin Dakoli dhe Hamdi Krasniqi.
Dakoli 47 vjeç u arrestua me qellim ekstradimi në Itali, pasi ndaj tij Gjykata e Bolonjës ka lëshuar në maj të vitit 2026 një urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
“Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen”, njofton policia.Hamdi Krasniqi 38 vjeç u arrestua ne Rinas, pasi sipas autoriteteve kosovare, Gjykata e Apelit e Pejës e ka dënuar në vitin 2022 me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të kartëmonedhave.
38-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se gjatë vitit 2021 ka tentuar të hedhë në qarkullim në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve












