Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

27 Shtator 2026, 13:50Kronika TEMA
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy

Policia e Shtetit ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali dhe Kosovë.

Në operacionin “The Ëanted” u arrestua në Tiranë Ervin Dakoli, 47 vjeç, i kërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve italiane, ai dyshohet se gjatë vitit 2020 ka qenë i përfshirë në blerjen, transportimin dhe magazinimin e sasive të mëdha të marijuanës, hashashit dhe kokainës.

Në Rinas u arrestua Hamdi Krasniqi, 38 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit e Pejës me 1 vit e 6 muaj burg për falsifikim të kartëmonedhave. Ai dyshohet se në vitin 2021 ka tentuar të hedhë në qarkullim rreth 15 mijë dollarë falsë në Pejë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e dy shtetasve.

Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”.

Ndalohen në Tiranë dhe në Rinas 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë.

Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me homologët, të koordinuar nga Drejtoria e Interpolit, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, në Tiranë dhe në Rinas u ndaluan 2 shtetas:

-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin për Policinë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Gjykata e Bolonjës, në muajin maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen.

-U arrestua në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç. Gjykata e Apelit e Pejës, në vitin 2022, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për falsifikim të kartëmonedhave.

Shtetasi H. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Lini një Përgjigje