Spanja, 39 ndeshje radhazi pa humbje, De La Fuente: Sekreti? Ndeshja e radhës do të jetë sikur të jetë e fundit Kombëtarja shqiptare mbylli kapitullin Bjellorusi dhe nisi punën për ndeshjen e dytë të Nations League me San Marinon në transferte.
Nën drejtimin e trajnerit Maran dhe stafit të tij teknik, skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ paraditen e kësaj të diele.
Programi i punës së Kombëtares shqiptare u përshtat në bazë të ngarkesës së secilit lojtar. Futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Bjellorusisë zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit vijoi me një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës.
Paraditen e së hënës Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore, po në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe më pas do të udhëtojë drejt San Marinos për të vijuar përgatitjet për këtë sfidë të radhës.
Ndeshja mes San Marinos dhe skuadrës sonë përfaqësuese do të luhet në mbrëmjen e së martës në 29 shtator në orën 20:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top Channel