Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën, video-mesazhi shpërndahet me regji nga Kryeministria
Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën, video-mesazhi shpërndah...
Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën, video-mesazhi shpërndah...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale për çmontimini...
Sadushi argumenton se në këtë moment çështja e pagave nuk mund të jetë objekt dialogu, pasi çështja aktualisht është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për një tryezë dialogu lidhur me pagat e magjistratëve. Sadushi argumenton se në këtë moment çështja e pagave nuk mund të jetë objekt dialogu, pasi çështja aktualisht është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
“Pas ftesës së datës 18 shtator ka ndodhur një zhvillim institucional që nuk ekzistonte në atë moment dhe që lidhet drejtpërdrejt me objektin e tryezës. Ligji i ri për pagat i është nënshtruar kontrollit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo rrethanë e re ndikon, në vlerësimin tim, si në kohën, ashtu edhe në përmbajtjen e dialogut. Për një çështje kushtetuese tashmë të shtruar për gjykim, fjala i përket Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, dialogu për këtë objekt mund të jetë substancial dhe efektiv pasi ajo të jetë shprehur”, thotë Sadushi.
Kreu i Gjykatës së Lartë shprehet se dialogu për pagat mund të jetë efektiv pasi Gjykata Kushtetuese të japë vendimin e saj. Në të njëjtën kohë, Sadushi propozon që tryeza mes institucioneve të ketë një fokus më të gjerë dhe të diskutojë për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai deklaron se është i gatshëm për zhvillimin e një dialogu ndërmjet pushteteve, me fokus te funksionimi i sistemit të drejtësisë.
“Drejtësia ka nevojë për një tryezë me një dimension më të gjerë, kushtuar funksionimit dhe konsolidimit të sistemit dhe problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe kohën e dhënies së drejtësisë. Për hapjen e këtij dialogu, gatishmëria ime dhe e institucionit që përfaqësoj mbetet e plotë. Është një dialog i nevojshëm dhe tashmë i vonuar. Do ta mirëprisja zhvillimin sa më parë të një tryeze me këtë temë dhe me këtë dimension: një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër,” tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar zhvillimin e një takimi me përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor për të diskutuar situatën e krijuar lidhur me pagat e magjistratëve. Rama u është drejtuar drejtuesve të dy këshillave të sistemit gjyqësor dhe drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, duke u kërkuar që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për dialog. Rama ka paralajmëruar se nëse drejtuesit e institucioneve të drejtësisë nuk marrin pjesë në takim, atëherë qeverisë do t’i takojë të japë një zgjidhje për çështjen e pagave. Çështja e pagave është kthyer në një përplasje institucionale, pasi ligji i ri për pagat e magjistratëve është kundërshtuar dhe aktualisht ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese./Dosja.al
Sali Berisha RINAS- Një xing ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Mësohet se në momentin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar konferencën për mediat që ishte paralajmëruar pas mbërritjes së tij n&...
Edi Rama RINAS- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” pas vizitës në Shtetet e Bashkuara...
Ermelinda Meksi TIRANA- Ish-ministrja socialiste dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar pas skandalit të SHISH, ku ish-drejtoresha e tij Vl...
Eriselda Sefa dhe Kleviol Ahmeti LUSHNJE- Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, duket se e ka gjetur mënyrën për t...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama do t'u drejtohet shqiptarëve me një mesazh menjëherë pas kthimit nga vizita e tij në K...
Edi Rama SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, duke i cilësuar si proj...
Saimir Tahiri TIRANA- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar rikthimin e tij në publik pas një periudhe të gjat&...
Edi Rama SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, N...
Edi Rama SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Isla...