9 të arrestuar në Zubin Potok, dyshohen për krime lufte në rastin e “grupit të intelektualëve”

Nga Rosalba Bejdo
27 Shtator 2026, 13:55 | Kronikë

9 të arrestuar në Zubin Potok, dyshohen për krime lufte në

Nëntë persona u arrestuan gjatë një operacioni në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile. Operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Sipas Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës operacioni i koduar “Dosja 23” u realizua në orët e hershme të mëngjesit të 27 shtatorit, por nuk u dhanë më shume detaje.

Megjithatë, ai vjen pasi më 19 shtator u konfirmua, përmes analizës së ADN-së, se mbetjet mortore të tri viktimave të gjetura në varrezat masive në Zubin Potok, i përkisnin “Grupit të Intelektualëve”, të cilët, sipas autoriteteve në Kosovë, ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe.

Më vonë, familjarët konfirmuan se njëri nga viktimat e identifikuara ishte Idriz Rrecaj. Varrezat në Zubin Potok u zbuluan pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte. Paraprakisht për këtë rast janë arrestuar katër persona, të identifikuar të cilët janë të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos