Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë, pas vizitës në New York, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, vetëm pak momente më pas në Rinas ka mbërritur edhe kreu i PD, Sali Berisha. Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të flasë për mënyrën e zgjedhur nga prokurorët e SPAK në marrjen si të pandehur të ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, kur ajo ishte jashtë vendit, sikurse vetë kryeministri ishte në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.