Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rinasi “bashkon” Raman dhe Berishën, njëri me mesazh për shqiptarët, tjetri drejt Strasburgut

Shkruar nga Newsbomb
Rinasi “bashkon” Raman dhe Berishën, njëri me mesazh
Sali Berisha

Teksa në aeroportin e Rinasit pritet që kryeministri Edi Rama të përcjellë një mesazh për shqiptarët, në të njëjtën kohë në aeroport është parë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha pritet të niset drejt Strasburgut, ku gjatë ditëve në vijim do të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të angazhimeve të tij pranë Këshillit të Europës.

Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga data 28 shtator deri më 1 tetor, ku gjatë kësaj kohe ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të grupeve politike, si dhe me figura të ndryshme europiane.

Takimet do të zhvillohen në kuadër të qëndrimit të tij në Strasburg dhe kontakteve me përfaqësues të institucioneve dhe faktorëve politikë europianë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese