Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ndaj tyre ka nisur një hetim për mënyrën e trajtimit të një 40-vjeçari, i cili më pas ndërroi jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, sipas Policisë.
Sipas të dhënave të procedimit, ndaj dy mjekëve janë referuar veprat penale “Mjekimi i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Hetimet paraprake po verifikojnë nëse gjatë trajtimit të pacientit 40-vjeçar, ka pasur neglizhencë apo mangësi në dhënien e shërbimit mjekësor.
Gjendja e pacientit është përkeqësuar dhe ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, mënyrën e trajtimit të pacientit dhe nëse ka përgjegjësi penale nga ana e dy mjekëve.












