Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pacienti 40-vjeçar humb jetën në QSUT, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm

    Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Tiranë dhe Rinas dy persona

    Stuhi të fuqishme dhe breshër në Greqi, moti i keq përfshin edhe Athinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Tiranë dhe Rinas dy persona
    Aktualitet

    Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Tiranë dhe Rinas dy persona

    September 27, 2026

    Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit “The Wanted”, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali dhe Kosovë.

    Në Tiranë është arrestuar 47-vjeçari E. D., i lindur në Kavajë, i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Bolonjës ka lëshuar në maj të këtij viti një urdhër arresti ndaj tij.

    Sipas autoriteteve italiane, gjatë vitit 2020, 47-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka marrë pjesë në blerjen, transportimin, importimin, magazinimin dhe mbajtjen e sasive të mëdha të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të destinuara për t’u shitur në Itali.

    Ndërkohë, në Rinas është arrestuar shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç, me qëllim ekstradimin në Kosovë. Ai është dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Apelit e Pejës me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të kartëmonedhave.

    Sipas autoriteteve të Kosovës, H. K., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar gjatë vitit 2021 të hedhë në qarkullim në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar.

    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet homologe në Itali dhe Kosovë për përfundimin e procedurave të ekstradimit të dy shtetasve.

    arrestim ekstradim itali kosove polici
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pacienti 40-vjeçar humb jetën në QSUT, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm

    September 27, 2026

    Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Tiranë dhe Rinas dy persona

    September 27, 2026

    Stuhi të fuqishme dhe breshër në Greqi, moti i keq përfshin edhe Athinën

    September 27, 2026

    Rama dhe Berisha në Rinas në të njëjtën kohë: Njëri kthehet nga SHBA, tjetri niset për Strasburg

    September 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.