Policia e Gjakovës i ka sekuestruar një shtetasi të Shqipërisë një pushkë gjuetie dhe 52 fishekë.
Automjeti ku ai udhëtonte është ndaluar në Dol dhe i është nënshtruar kontrollit. Personi është vënë në pranga dhe vijojnë hetimet.
Njoftimi i policisë:
Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollimit brenda në automjet në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm.
Lini një Përgjigje