
Kryeministri Edi Rama nuk do të mbajë konferencën për shtyp që ishte paralajmëruar në aeroportin “Nënë Tereza” pas kthimit nga Nju Jorku.
Sipas informacioneve të fundit, ai do t’u drejtohet qytetarëve përmes një videomesazhi.
Konferenca e paralajmëruar kishte sjellë vëmendje në Rinas, ku ishin vendosur efektivë të Gardës së Republikës, të FNSH-së dhe të Policisë së Shtetit.
Përmbajtja e mesazhit të kryeministrit ende nuk është bërë e ditur.
Pas njoftimit për anulimin e konferencës, reagoi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi:
“Miq! Anulimi i konferencës për shtyp në Rinas nga Padrino, kapitullim pa kushte para mediave!”
Tashmë pritet publikimi i videomesazhit të Ramës për të mësuar çështjet që do të trajtojë./Versus.al

