Ndërsa pritet që kryeministri Edi Rama t’u drejtohet qytetarëve pas kthimit nga Nju Jorku, në aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Berisha do të udhëtojë drejt Strasburgut për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës. Sipas burimeve, ai do të qëndrojë atje nga 28 shtatori deri më 1 tetor.
Gjatë vizitës, kreu i PD-së pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të grupeve politike dhe figura europiane. Deri tani nuk janë bërë të ditura oraret apo emrat e personave me të cilët do të takohet./Versus.al

