POLITIKE

‘Kronika ‘zhvesh’ trimat dhe nxjerr në shesh tradhtarët e Babos”/ Satira e Gjekmarkajt: Kush u fsheh poshtë tavolinës

Nga Agron Gjekmarkaj Përditësimi i fundit 27 Shtator 2026, 14:26

‘Kronika ‘zhvesh’ trimat dhe nxjerr në shesh

Kronika magjepset nga trimat dhe evidenton tradhtarët e Babos!
“Qyqja, moj nënë, qyqja, moj nënë,” u dëgjua mërmërima e Ekonomit kur pa Klodi Spaçin të veshur si vajzat me kordele të kuqe!

Kësaj i thonë: Babo digjet e Klodi krihet, i pëshpëriti Evisi te veshi, duke ia kapur xanxën.

Në fillim Zoti të merr mendjen, pastaj të tjerat avash-avash! Gaz Bardhi, ti merr të gjitha njëherësh! Erzin të parin. Është bërë si xhebraili, nga dosja del, në dosje hyn!

Tezja, qerratesha plakë, nuk bëri ish pa patur pula, u bë def, ç’më duhet mua, mendoi, Vlora me Gysin.

Ky i fundit, thonë që e paskësh thirrur për ta qortuar në zyrë për disa leje e gjëra në Jug dhe ajo ishte përlotur! Aty i ka thyer zemrën. Ditmari bën be që ajo është e ndjeshme, se ia di hukamat e fshehtësisë dhe e ka vuajtur.

Sypetrit Malaj lëshonte vetëm krisma nga pas, bam-bum, bum-bam, prej stresit e frikës, aq sa Niko i tha: “Hallall bataretë e Opozitës, se nuk mbajnë erë, po ti paske ngrënë kërmë, more jezit, he të shplafte mortja, nuk paske patur një pikë mëshire!”

Stomaku i bënte zhurma si makinë korrëse!

Delina mbante një shami të lagur me uthull molle, si në protesta kur hedhin gaz lotsjellës! Sa e hiqte, lëshonte një pasthirrmë sekelldie.

Ministri i Brendshëm, boli Demir Demo, hyri fshehurazi, siç i ka hije një trimi, dhe iku tinëz me krenari lepuri! Nuk lypte telashe! Thonë do të dalë vetë me dyfek mbi supe, fustanelle veshur, hipur mbi kalë, si Osman Gazepi dikur në Berat, për të bërë terbië krimin e organizuar.

Njeriu i trashë Gonxhe, (nga shëndeti më i gjerë se i gjatë, se nga mendja është birbo e allishverishexhi, edhe pse nuk di shkrim e këndim) bëri një xhiro me engjëlldisje mamuthi, sa për t’u dukur, dhe iku! “Ç’më duhet mua”, i tha në korridor, “jam me zemër të ngrirë, se më ka thirrur gjashtë herë Gysi te vendi.” I thuhej jo atij, he, i thuhej jo? Një ditë u rebelova, i bëra bisht: “Jam në Butrint.” “Po mirë”, më tha, “të pres kurdo të kthehesh.” Ç’të bëja, i shkova në mesnatë, pimë nga një gotë nga ajo vera e përfolur! E mirë ishte, të lëpije buzët.

Ata që kanë shkuar në studion e tij për të bërë hajër, për të ndërruar pozicionet, rrinin kokëulur si zaif dhe kishin të hequra barkut!

Nëpër dhëmbë, njeri tha: “Të bëjmë shoqatën ‘evleterit e Gysit’ dhe të mbrojmë njeri-jatrin nga telashet.” “Jo”, tha dikush, “ai ishte më i ri se ne. Qysh ne qenkemi bij, le ta quajmë ‘Besëlidhja e Shenjtë’.” Kështu u la! Ata që kanë ngrënë dacka abstenuan.

Vetëm Klosi doli të fliste si shyta (dhia që kërkonte brirët e humbi edhe veshët) e llomotiti mbyturazi nja dy-tre fjali, si ajo fërfërima nëpër poture! Pastaj, duke u tulatur dhe me marramendje, u ul në vend! Askush s’i tha: “Puna e mbarë!” Ca lëshuan llafe të liga, e ka nga pagjumësia, se vesi të punon qindin, helbete!

Seanca e të enjtes ishte surreale, gjithë namuzi i mazhorancës mbeti në dorë të Qefseres! “Fol”, i thanë Koçisë, “fol, beja fora, tregoje veten, ç’mund të bësh për Babon tonë në këto kohë zavallesh, se po të ishte Etilda këtu, e përmbyste bankën e drunjtë të qeverisë, si monumenti ‘Nënë Shqipëri’, do na printe?!”

“Jepi, ndizë”, i thanë Nufit, “lëshoji raketat e tua, shtypi butonat, tunde, more i paudhë, shkrepe, digje, bëje zhari, falja dreqit gjithë ata edepsezër aty poshtë!!!” “Jo more, jam njeri i paqtë, jam i kalemit, i mendimit, arma ime është kultura”, tha dhe u fsheh nën tavolinë!

Pirro Dëngu e pa me përbuzje. “Po të isha unë aty, si dikur, tani sillja ushtrinë dhe i bëja zap, i zinin me duar dhe kjo mesele mbyllej me ballin lart, se ne kemi ngritur prapanicat e ulur kokën”, sot sokëlliu! Një lot sa një arrë i ra mbi dysheme!

“Thërrisni Karakaçin”, lëshuan kujen, “të vijë e të bëjë betejë, të luftojë si Oso Kuka, se na mbyti opozita”, këshilloi Bora, teksa vetë i frynte një pipeze!

“Eh”, tha Igli, “ku ta kapësh Enea Larasken (sipas dialektit të jugut, Karakaçe = laraske)!! Këmbët e lehta, faqja e bardhë, ai pastaj e ka zët të folurën.” “Po mbase luan gishtin”, insistoi Bora. “Eh, jo për këtë punë, bezani”, Igli, “po për atë tjetrën e vërtit!”

Në këtë mërzi e maraz, Shalsi, me lehtësinë e papërballueshme të qenies, nxori dy rriska bukë me gjalpë dhe me ca feta sallami brenda dhe i hëngri, si të ishte në një planet tjetër! Fërkoi edhe plëncin! Fatmir Xhafa, krejt si në këngën e Bregut “Thelleza që shkel mbi vese”, ashtu, pa u ndjerë si faraon, nuk u pa më.

Ju lutën Damos me lot në sy, motrani e shoqëni: “Fol, dil, se të bën Neta petulla ty, dil mbro Babon se pisk puna!” “Me qejf”, tha, “do ta bëja, po kam orarin e palestrës, Babo ka thënë mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë, pastaj ai ka besim te Zeniqeja, jo tek unë, nuk e zhgënjej dot, nuk ia kam prishur kurrë!!!”

I shihte Kostaqi qartë e më qartë dhe vuante thellë e më thellë. “Ah, të isha deputet aty, të shihnin ata zulleper, si i piqja në hell një nga një, si të ishin shelegë Lume”, dhe një damar ishte gati t’i dilte nga balli e të merrte arat si nafta që plas nga toka!

“Bah, mezallah”, tha Koçia pas një hezitimi të gjatë!

“Për këtë ditë të zezë kemi Qefseren”, e cila, e dalë si nga legjendat, çapitej mbi një fjalim të bërë hazër nga të tjerët!

Disa të shastisur shqiptonin si në jerm një fjalë të çuditshme: “Kartela, kartela”! Kidi, gjoja për ta mbrojtur, po sikur i nguli një kamë, tha: “Se ju jeni të pashpirtë, i kujtoni edhe lëndimin e damarëve!”

Braçja trokiti, si edhe herë të tjera, në dyert e kronikës! Ai pyeti: “Qysh e dini që Mamica me Taon vanë në konak të Babos?” “Na e ka thënë Babua vetë”, i thamë, “na e kërkoi si nder që të përhapim llafin që Mamica gjet rrugën e Perëndisë dhe ju, trazovaçet e vegjël, të hidhni nga dora biçakët, boll bëtë lojëra luftërash!”

Braçja u skuq kur i konfidencuam se ty do të presë Qefserja për të bërë autokritikën, i shoqëruar nga Erjo Mile si dëshmitar, pa lule, pa llokume, pa portret. Pastaj ajo i shpie koncentratin! Ervin Hoxha pyeti Ogin: “Të ngrihem t’u bëj gjëmën?” Ajo e ndali: “Rri, mbaj shënime e dorëzoji listën ‘Kronikës’, se nuk je ende gati pas traumave që ke pësuar! Ky është veprim më i dobishëm.”

Erjon Malaj u binte tëmthave me grushte – “Ç’më gjeti, ç’më gjeti” – ia dha piskamës!!! “Nuk flet askush, fshihen more”, u ankua. “Fol ti.” “S’do”, thotë njeri, “se më ka vdekur gjyshi vjet, kam përvjetorin, nuk më bën zemra.” “Fol ti”, i them tjetrit. “Mos ma kthe, kam parë ëndërr mbrëmë, sikur këputa gjuhën me dhëmbë dhe jam si pa qejf.” “Ti do llafosesh?” “Ah, jo, më ka pjellë pela në fshat, kam gëzim, ejani t’ju qeras!”

S’do askush e qante: “Ah, axha Tao, axha Tao, si më le vetëm në ditë të kiametit! U bëfsha tullac, u bëfsha, po ndeja me fillikat”, lebetitej!

Epo, Tao e vërtit llafin, qerratai i ka vënë syrin karriges së Nikollaqit! Pret tetorin. E pe edhe Babua, me gjithë dertet që e kanë kapluar, i kishte falur një buzëqeshje të madhe e bujare për të ilustruar diçiturën në Facebook, se ai paskësh çuar flamurin e Shqipërisë në selamet edhe me radar të fikur!

Askush mos pastë hallin e Bledion Nallbases!

Kishte rënë në një të madhe ndërdyzje! Shihte Mamicën me fustan blu e frynte bulçinjtë, duke tërhequr një toskanelo, pako gjë, pako gjë e hajthme tepër, kerrthi i fliste vetes! “Sikur e ka tkurrur Rutja!” Në mos tjetër, tha, “duhet fituar kjo betejë, ta kem atë fustan për ditën e gjykimit si qefin!” Termeja iu afrua e i tha: “Mbahu, vëlla, s’ia ka gjetur njeri fundin merakut, është pyll i pambarim! Lis pas lisi thyhet sëpata.”

Syri i keq i socialistëve, që atë natë me Babon që e keqyrën me babëzi, vështrimi i lig, kishte rënë mbi Jorushin e Tabakëve. Pantallonat e rinj, si kauboj, ishin çarë, për fat, afër këpucëve! Për e lëngata shkoi me aq dhe nuk ia ndali hovin!

Kryezëvendës Lideri, hyqymeti Flamur, komplimentoi “Kronikën” me fjalë të kursyera, pa yrysh, të gjitha të peshuara, që ajo të thellohet në autokritikë, pa rënë në pesimizëm! Ndërkohë, Bernard Banushi, çiarçifi i toskërisë, thur plane të mëdha, tymi i të cilave do të dalë shumë shpejt mbi oxhak!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime