Këlliçi, akuza Ramës pas fjalimit në OKB: Përdore antisemitizmin për të mbuluar skandalet e narkoshtetit
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedh...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës pas fjalës së këtij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku Rama foli ndër të tjera për antisemitizmin dhe ndikimin e manipulimit digjital në opinionin publik.
Këlliçi e akuzon kryeministrin se po përdor një prej temave më të ndjeshme të historisë europiane për të zhvendosur vëmendjen nga protestat dhe akuzat ndaj qeverisë.
“Antisemitizëm. Këtë fjalë zgjodhi Edi Rama të marrë me vete në OKB nga protesta e shqiptarëve kundër qeverisë së tij kriminale”, shkruan Këlliçi.
Sipas tij, Shqipëria ka një histori të veçantë në raport me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Rama, në vend që të përfaqësonte këtë histori, zgjodhi të fliste për antisemitizmin në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike në vend.
Këlliçi pyeti Edi Ramën se, kush ishte vajza e maskuar që grisi një flamur izraelit pranë Ambasadës së Izraelit.
“Kush ishte? A u identifikua? A u mor në pyetje? A kishte lidhje me protestuesit? A veproi e vetme? Cili ishte motivi?”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Deklarata e Këlliçit
Antisemitizëm.
Këtë fjalë zgjodhi Edi Rama të marrë me vete në OKB nga protesta e shqiptarëve kundër qeverisë së tij kriminale. E bëri në emër të një populli që ka një nga historitë më të jashtëzakonshme të besës në Europë, atë me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në kohën kur Europa i dorëzonte hebrenjtë te nazistët, shqiptarët i strehonin bujarisht në shtëpi me rrezikun mbi krye. U jepnin emra shqiptarë, dokumente, bukë, çati dhe mbi të gjitha, mbrojtje. Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte në fillim të saj.
Tetëdhjetë vjet më vonë, kryeministri i tyre nuk eksporton nga Shqipëria në OKB këtë testament moral e fisnik, por plas publikisht syshqyer përdorimin e njërës prej fjalëve më të rënda të historisë njerëzore si kundërpeshë ndaj një revolte që kërkon prej 120 ditësh largimin e tij.
Tmerri i Holokaustit nuk mund të përdoret kaq pafytyrësisht nga departamenti i komunikimit të Kryeministrisë për të çfokusuar vëmendjen nga skandalet e narkoshtetit të vetëm në Europë, baba themelues i të cilit është vetë Edi Rama.
I damkosur, por pa cipë, nga foltorja e OKB-së i shpjegonte botës se si prodhohet manipulimi me Inteligjencë Artificiale, si ngarkohet me emocion, personalizohet, shumëfishohet dhe, në fund paketohet si realitet. Dhe mizorisht për ta shitur këtë mall që e njeh mirë, akuzoi publikisht popullin e tij. E padëgjuar më parë. Nuk ka guxuar ta bëjë këtë asnjë kryeministër në Europë, madje as nga vende ku ka popullsi emigrante dhe të integruar me ndjenja të theksuara anti izraelite.
Shqiptarët nuk kanë nevojë t’i japin askujt çertifikatë pafajësie për antisemitizëm. Ama kryeministri duhet t’u përgjigjet shqiptarëve së pari se çfarë halli madhor po e detyron të lidhë Revolucionin e Flamingove, një protestë qytetare që lindi nga kundërshtimi ndaj një projekti në Zvërnec dhe u zgjerua në një revoltë kundër narko qeverisjes së tij me teza të rrezikshme antisemitizmi.
Kryeministri duhet t’u përgjigjet sidomos shqiptarëve edhe për një episod të pazbardhur.
Gjatë protestave, një vajzë e maskuar hoqi dhe grisi një flamur izraelit pranë Ambasadës së Izraelit. Por më pas vajza u zhduk nga historia.
Kush ishte? A u identifikua?
A u mor në pyetje? A kishte lidhje me protestuesit? A veproi e vetme?
Cili ishte motivi?
Meqë kryeministri “u mundua” gjer në OKB të fajësonte popullin e tij për antisemitizëm, pse nuk e shndërroi në proces madhor brenda vendit këtë çështje gjer në zbardhjen e plotë të saj?
Ka Policinë e Shtetit, struktura hetimore, shërbime inteligjence, ka kamera kudo, të infiltruar, sistem sigurie rreth përfaqësive diplomatike. Pse nuk ia dogji shpirtin kjo shprehje flagrante antisemite? Pse nuk e zbuloi kurrë shteti i tij se kush ishte kjo vajzë që tentoi të ushqejë narrativën që vetë Rama përdori në foltoren e OKB-së?
Sa karagjoz ngjan kur pretendon se ka kuptuar mekanizmin e një operacioni kompleks të manipulimit digjital, mënyrën se si algoritmet depërtuan në “botët emocionale” të qytetarëve dhe transformuan një gënjeshtër në realitet politik, por identitetin e një vajze përpara një ambasade rrethuar me qindra kamera, polici, agjentë nuk e dimë ende!
Ja pse sot ngjan edhe më i mjerë e i përmjerë teksa përpëlitesh duke përdorur reputacionin moral të popullit si mburojë politike për namin e zi të pushtetit tënd të diskretituar ndërkombëtarisht.
Edi Rama do të mbahet mënd gjatë në memorien tonë si Kryeministri që kriminalizoi ekonominë, shpopulloi vendin, vrau arsimin, transformoi spitalet në kampe përqëndimi.
Ndërsa në historinë e këtij vendi do të mbetet se shqiptarët, në orën më të errët të Europës, u hapën derën hebrenjve kur kjo mund t’u kushtonte jetën. Ndërsa Rama do të mbahet mend si kryeministri që shndërroi Shqipërinë në narkoshtet e për të shpëtuar pushtetin e tij, guxoi ndyrësisht t’i linte një populli të tërë njollën e antisemitizmit./ CNA
Kryeministri Edi Rama do do t’u drejtohet shqiptarëve me n...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me shqiptarët në State...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim m...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot para Kongres...
Këtë të shtunë mori zyrtarisht detyrën ambasadori i ri i S...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar m...
Ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, mori so...
Një tragjedi u shënua këtë fundjavë në Athinë, ku nga shem...
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një v...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjet...
Partia Demokratikje po zhvillon sot Foltoren e Ripërtëritj...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e...
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e ...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbrëm...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë j...
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbajë nesër fjalim në...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mor...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me ho...
GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për shtetasin B...
Një sasi prej 91 kilogramë lënde narkotike e dyshuar kanab...
Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht pre...
Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë d...
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
Një senatore nën sanksionet e Perëndimit dhe një ish-ofice...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...