web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mesazhi i Kryeministrit nga Aeroporti”/ Lutfi Dervishi: Zgjedhja, pjesë e skenografi

27 Shtator 2026, 14:17, Aktualitet CNA

“Mesazhi i Kryeministrit nga Aeroporti”/ Lutfi Dervishi: Zgjedhja,

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një reagim menjëherë pas qarkullimit të lajmeve se kryeministri Edi Rama ka zbritur në Rinas nga ku pritet dhe të mbajë një fjalim.

Dervishi thekson se të gjithë po e mendojnë si konferencë urgjente por në fakt sipas gazetarit zgjedhja e Rinasit duket më shumë se çështje praktike dhe trafikut, pjesë e skenografisë.

“Mesazhi KM nga aeroporti

Shumë vetë presin që Kryeministri Rama të japë dorëheqjen, meqë ka paralajmëruar konferencë shtypi në Rinas dhe jo në Kryeministri.

Zgjedhja e Rinasit duket më shumë se çështje praktike dhe trafikut, pjesë e skenografisë.

Fakti që dalja u paralajmërua që dje, pa orë të përcaktuar, por “sapo të kthehet nga SHBA”, krijon idenë e urgjencës: erdha, zbrita nga avioni dhe po merrem menjëherë me situatën". Kaq.

Mund ta jepte konferencën/mesazhin edhe mbi Atlantik, nga avioni, si Papa, por duket se ka menduar që ka ardhur koha të jetë me këmbë në tokë”, shkruan Dervishi./ CNA





Lajmet e fundit nga