Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni duke e cilësuar situatën si një çështje që kërkon adresim të menjëhershëm.

Fjala e Edi Ramës:

Vendosa që të drejtohem në këtë konferencë, sepse zhvillimet e fundit të arrestit të ish-drejtueses së SHISH do duhet të kishin një shpjegim. Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar arrestin. Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund.

Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje.  Konkretisht në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale ka dhe një parim shtetëror që nuk mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur.

Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë.

Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale”, tha kryeministri.

Top Channel