Kryeministri Edi Rama është drejtuar nga me një videomesazh nga aeroporti “Nënë Tereza”, menjëherë pasi mbërriti nga SHBA, ku ka komentuar zhvillimet e fundit, lidhur me masën e arrestit në shtëpi të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar masën ndaj saj “ekstreme.
Ai theksoi se nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përmbajtjen e dosjes apo në arsyet që kanë çuar gjykatën në marrjen e këtij vendimi.
"Sapo jam kthyer nga New York ku siç e dini përfaqësova Shqipërinë në OKB. Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishte pa diskutim një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni të veçantë. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përmbajtjen e dosjes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë. S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm. ur puna sjell që hetimi të zgjidhet deri te kreu, nuk është problemi i një shteti të pavarur, por i krejt shtetit. I ka lënë pa fjalë partnerët tanë," tha Rama.
Gjithashtu Rama u shpreh se hetimi dhe gjykimi i Hysenit janë detyrë e drejtësisë, ndërsa mbrojtja e SHISH nga dëmet që mund të shkaktohen gjatë këtij procesi është përgjegjësi e shtetit.
“Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale”, tha kryeministri.
Duke iu referuar mediave, Rama u shpreh se Prokuroria dhe gjykatat duhet të kryejnë funksionet e tyre, ndërsa media duhet të informojë publikun, por pa e zëvendësuar procesin gjyqësor. Po ashtu ai tha sa i përketë Hysenit i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë.
“Drejtësia nuk mund ta luftojë paligjshmërinë në oborrin e sipërmarrjes apo krimit pa adresuar paligjshmërinë në oborrin e vet. Pavarësia e drejtësisë smund të shfaqet si shkëputje nga Kushtetuta dhe shpërfillje. Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë, gjykata të gjykojë, media të zbulojë dhe informojë, por askush s’ka të drejtë ta shpallë tjetrin fajtor dhe ta dehumanizojë. Shteti ligjor ndërtohet me kurajën për të hetuar të fuqishmin dhe sigurinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut që heton. Për sa më takon, kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së SISH, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, tha Rama.
Po ashtu, kyreministri foli për pasojat politike të zhvillimeve të fundit, duke kundërshtuar interpretimin se hetimet dhe arrestimet e zyrtarëve të lartë tregojnë se qeverisja e tij është përfshirë nga korrupsioni. Sipas tij, fakti që drejtësia po heton persona me funksione të larta shtetërore tregon se institucionet e drejtësisë po ushtrojnë kompetencat e tyre.
"Nuk kam asnjë gjë tjetër për të shtuar por tani kam ende për të thënë për kuptimin politik të këtij zhvillimi pasi edhe këtë herë u ngrit në kupë të qiellit një aktakuzë kundër qeverisë dhe meje personalisht, me refrenin e shfrenuar ‘;na mbyti korrupsioni. Pavarësisht bindjeve dhe kahjes së votës, fakti që drejtësia prek edhe njerëz me funksione të larta, anëtarë të qeverisë e bashkëpunëtore nuk provon se na mbyti korrupsioni apo se po shtohet. Përkundrazi. Faktet se në episodet e këtij kapitulli të ri për Shqipërinë nuk provon asesi që shumica qeverisësae është e korruptuar. Ky fakt, këto episode, kjo drejtësie e re ku kurrë më parë nuk ka pasur një lloj drejtësie të pavarur, ku ska pasur kurrë një udhëhehqej politike e interesuar për ti dhënë pavarësi apo forcë politike për ta mbështetur atë duke marrë përsipër kostot, provojnë të kundërtën e avazit që na mbyti korrupsioni. Korrupsioni po goditet nuk po rritet. Shumica e qeverisëse është e palëkundur në luftën kundër korrupsiopnit mbi të gjitha brenda rradhëve të saj. Jemi të angazhuar deri në fund, qoftë për reforma qoftë për përballimin e kostove politike që sjell angazhimi kundër korrupsioni i organeve të drejtësisë" tha Rama
