
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, duke thënë se zhvillimet e fundit kërkojnë një shpjegim publik.
Rama e cilësoi arrestin “një masë ekstreme”, por theksoi se nuk i takon atij të vlerësojë arsyet pse Prokuroria e ka kërkuar.
Ai tha se nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.
Sipas kryeministrit, çdo akuzë e ngritur në këtë çështje duhet të hetohet deri në fund.
Rama: Sapo jam kthyer nga New York ku siç e dini përfaqësova Shqipërinë në OKB. Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishte pa diskutim një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni shumë kyç. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përmbajtjen e dosjes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë. S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm.

