POLITIKË /

Dosja e Vlora Hysenit në rrjetet sociale, Rama ngre shqetësimin: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh

Shkruar nga Versus

Dosja e Vlora Hysenit në rrjetet sociale, Rama ngre shqetësimin: SHISH

Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për publikimin e të dhënave nga dosja hetimore e ish-drejtueses së SHISH, ndërsa çështja po trajtohej nga organet e drejtësisë.

Në reagimin e tij, Rama tha se masa që kufizon lirinë e një personi mund të kundërshtohet vetëm në gjykatë.

Ai theksoi se nuk synon të gjykojë nga foltorja e kryeministrit vendimin e organit të akuzës, por shtoi se respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk e përjashton ngritjen e shqetësimeve parimore.

Sipas Ramës, gjatë marrjes së masës dhe trajtimit gjyqësor të dosjes, SHISH u ekspozua ndaj rrezikut të një dëmi që, sipas tij, mund të ishte parandaluar.

Rama: Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit.

Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj.

Në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor, shtetëror, që nuk mund të anashkalohet sikur s’ka ndodhur.

Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, që mund dhe duhej të ishte parandaluar plotësisht.

Të dhënat e dosjes hetimore vërshonin nëpër kanale sociale, para se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre.

Poll