Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Rama tha se Hyseni fillimisht ka punuar pranë tij si këshilltare dhe më pas është emëruar në krye të SHISH, duke u bazuar në referenca të marra nga shërbime partnere.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj thirrjeve të opozitës për të shpjeguar mënyrën se si Vlora Hyseni u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Rama tha se Hyseni fillimisht ka punuar pranë tij si këshilltare dhe më pas është emëruar në krye të SHISH, duke u bazuar në referenca të marra nga shërbime partnere.
Në të njëjtën kohë, Rama kritikoi mënyrën se si personat nën hetim trajtohen në media, duke argumentuar se ata nuk duhet të shpallen fajtorë përpara një vendimi të drejtësisë.
"Siç e thashë kur doli masa e arrestit, unë e kam vlerësuar punën e Vlora Hysenit në drejtimin e Shërbimit Informativ. Po njësoj, vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë për punën e saj kanë qenë vijimësisht shumë pozitive. Ndërsa orvajtjet e këtyre ditëve, për ta shpjeguar emërimin në krye të SHISH-it me turlilloj fantazish konspirative, nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me të vërtetën. Si zakonisht e vërteta është e thjeshtë. Fillimisht ka nisur të punojë pranë meje, në rolin e këshilltares që mbulonte marrëdhëniet me institucionet e sigurisë. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar mbi referencat e shkëlqyera të marra nga shërbimet partnere - nënvizoj, e shkëlqyera - ajo është emëruar drejtuese e Shërbimit.
As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ ka hapur një llogari shumë të vështirë me drejtësinë, përveçse ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend, ku mori besim të pakursyer. Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrësesi më i drejtë, kur njerëzit e vendosur nën hetim nga prokuroria, linçohen nëpër tezgat mediatike, sikur të ishin shtriga të lidhura mbi turrat e druve të Mesjetës. As kjo shoqëri nuk bëhet kurrësesi më e mirë, kur i fryn zjarrit të atyre turrave me bulçitë e urrejtjes së kanaleve sociale, ndërkohë që mbllaçit e rimbllaçit nëpër pazar kinse sekretet hetimore, të cilat nxirren në mexhelis nga brenda institucioneve të drejtësisë, duke e katandisur prezumimin e pafajësisë në një leckë të djegur”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tha se hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit është detyra të drejtësisë, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimin e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Nga Rinasi, Rama i ka dal n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së masës së arrestit shtëpie ndaj ish-drejtoreshës s&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas anulimit të konferencës së paralajmëruar t&e...
Sokol Sadushi TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për një tryez&...
Sali Berisha RINAS- Një xing ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Mësohet se në momentin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar konferencën për mediat që ishte paralajmëruar pas mbërritjes së tij n&...
Edi Rama RINAS- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” pas vizitës në Shtetet e Bashkuara...
Ermelinda Meksi TIRANA- Ish-ministrja socialiste dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar pas skandalit të SHISH, ku ish-drejtoresha e tij Vl...
Eriselda Sefa dhe Kleviol Ahmeti LUSHNJE- Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, duket se e ka gjetur mënyrën për t...