E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë nuk janë dëshmi se korrupsioni po shtohet, por se drejtësia po godet individë të lidhur me pushtetin. Rama tha se mazhoranca do të vijojë të mbështesë organet e pavarura të drejtësisë dhe të përballojë edhe kostot politike të reformës në drejtësi.

Ai theksoi gjithashtu se, pavarësisht përgjegjësive që pranon për vendimet e tij, askush nuk mund ta bëjë palë në korrupsion apo në përvetësimin e parave dhe pronave të shqiptarëve gjatë 28 viteve të tij në shërbim publik.

Edi Rama:

Kur një zyrtar ka hapurr llogari me drejtësinë është ccështje individuale. Tani kam ende për të thënë. Edhe këtë herë, u ngrit në kupë të qiellit akuzë kundër qeverisë dhe kundër meje, me refrenin: korrupsiuon. Të dashur zgjedhës, pavarësisht bindjeve dhe kahjes së votës, fakti që drejtësia prek edhe njerëz me funksione të larta apo njerëz të qeverisë nuk tregon që po shtohet korrupsioni. Përkundrazi. Hetimet e pavarura u hapin llogari me drejtësinë individëve të lidhur me pushtetin, nuk provon që shumica qeverisëse është e korruptuar. Kurrë më parë nuk ka pasur një udhëheqje për ti dhënë pavarësi drejtësisë. Korrupsioni nuk po rritet, por po goditet. Shumica është e palëkundur në mbështetje të organeve të pavarura. Ne jemi të angazhuar deri në fund për reformat dhe për përballimin e kostove politike. Sa herë një emër përfshihet me drejtësinë merr hov emri im. Si mund mos jem i përzierë unë? Si të them unë që mi hëngrën dardhat pas shpine? Kryefajtori i çdo rasti jam unë. Unë që e mbroj si askush tjetër reformën në drejtësi. Kryeministri dhe shumica gjykohen nga veprimi që bëjnë. Kur hapet llogari mes tyre apo pranë tyre, a e mbrojnë apo e lënë drejtësinë të bëj punën e saj.

Kam fajet e mia, por kurrë në asnjë rast mua nuk më bën dot askush palë që në 28 vjet shërbim publik mund të ketë prekur paratë e shqiptarëve apo pronat e shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.