Kreu i qeverisë Edi Rama ka anuluar një takim me gazetarët gjatë ditës së sotme. Mediat pranë qeverisë Rama kishin paralajmëruar një deklaratë për gazetarët. Por në minutat e fundit u shpërnda për publikun një mesazh video, nga kreu i qeverisë i regjistruar.
Ai gjatë refrenit të tij nuk mbajti asnjë përgjegjësi për skandalin e ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni dhe sulmoi, ashtu siç bën gjithmonë sapo një nga ushtarët e tij burgoset apo akuzohet, drejtësinë.
Ndërkohë që me dhjetëra komente të qytetarëve që shkruhen në kohë reale në facebokun e tij i kërkonin atij dorëheqjen e menjëhershme.


© SYRI.net
Rama shmangu gazetarët, Bardhi: Shqipëria nuk ka nevojë për vetëregjistrime me kameraman Taulant Ballën...
‘Në 8:30 do takoj KM’/ Publikimi i mesazheve të Hysenit me Agasin, Rama sulmon drejtësinë: Nxorën në pazar...
Berisha: Anulimi i konferencës për shtyp nga Padrino, kapitullim pa kushte para mediave