Rama: “Korrupsioni nuk po shtohet, por po goditet”, hetimet e drejtësisë tregojnë një kapitull të ri
Fjala e Ramës:
“Korrupsion, na mbyti korrupsioni!” Pavarësisht bindjes dhe kahut të votës, fakti që drejtësia prek zyrtarë dhe individë të niveleve të ndryshme nuk do të thotë se korrupsioni po shtohet. Përkundrazi, fakti që, në këtë kapitull të ri për Shqipërinë, hetimet e pavarura po u hapin llogari individëve tregon se mekanizmat e drejtësisë po veprojnë më shumë se më parë.
Nuk kemi pasur kurrë më parë një lloj drejtësie vërtet të pavarur në këtë rrethinë. Korrupsioni nuk po shtohet, por po zbulohet dhe po goditet.
Hetimi nuk është tregues i rritjes së korrupsionit. Përkundrazi, është dëshmi se ai po vihet përballë drejtësisë.

