Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

27 Shtator 2026 | 14:57

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë viteve të tij në politikë mund të ketë bërë gabime, por sipas tij, askush nuk mund ta akuzojë se ka vepruar kundër interesit të Shqipërisë.

Përmes një videomesazhi nga aeroporti i ‘Nënë Tereza’, Rama tha se mund të jenë bërë akuza të ndryshme ndaj tij, por, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë që lidhet me një firmë të tij, qoftë gjatë kohës kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës apo kryeministër.

Rama tha se një nga zotimet e tij politike ka qenë lufta kundër pandëshkueshmërisë, pavarësisht pushtetit të personave që përballen me drejtësinë.

“Unë premtova rilindjen e një Shqipërie të rrënuar, u zotova për fundin e pandëshkueshmërisë pavarësisht pushtetit dhe ky është ndryshimi historik që po ndodh. Jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se fakti që drejtësia po heton persona me pushtet nuk dëshmon, sipas tij, se korrupsioni po shtohet, por se po goditet.

“Këto episode provojnë krejt të kundërtën, ato provojnë se korrupsioni po goditet”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit i takojnë ekskluzivisht drejtësisë, ndërsa mbrojtja e SHISH nga çdo pasojë e mundshme është...
14:48 | 27/09/2026

“Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët”, Rama: Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kërkesave të opozitës për të dhënë shpjegime mbi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH. Rama tha në një...
14:43 | 27/09/2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë (Fjala e plotë)

Kryeministri Edi Rama në një videomesazh nga aeroporti Nënë Tereza, menjëherë pasi mbërriti nga SHBA e cilësoi ekstreme masën e marrë nga SPAK ndaj kreu...
14:30 | 27/09/2026