Rama: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk provon se na mbyti korrupsioni, por se drejtësia po vepron

27 Shtator 2026, 15:00Politika TEMA
Rama: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk provon se na mbyti

Sa i përket pasojave politike të shkarkimit dhe arrestit të Vlora Hysenit, kryeministri Rama tha se kjo cështje nuk tregon që qeverisjen e tij e ka mbytur korrupsioni, përkundrazi provon se po luftohet dhe drejtësia po mbështetet pavarësisht kostove.

"Nuk kam asnjë gjë tjetër për të shtuar por tani kam ende për të thënë për kuptimin politik të këtij zhvillimi pasi edhe këtë herë u ngrit në kupë të qiellit një aktakuzë kundër qeverisë dhe meje personalisht, me refrenin e shfrenuar ‘;na mbyti korrupsioni. Pavarësisht bindjeve dhe kahjes së votës, fakti që drejtësia prek edhe njerëz me funksione të larta, anëtarë të qeverisë e bashkëpunëtore nuk provon se na mbyti korrupsioni apo se po shtohet. Përkundrazi. Faktet se në episodet e këtij kapituylli të ri për Shqipërinë nuk provon asesi që shumica qeverisësae ë2shtë e korruptuar. Ky fakt, kwto episode, kjo drejtësie e re ku kurrë më parë nuk ka pasur një lloj drejtësie të pavarur, ku ska pasur kurrë një udhëhehqej politike e interesuar për ti dhënë pavarësi apo forcë politike për ta mbështetur atë duke marrë përsipër kostot, provojnë të kundërtën e avazit që na mbyti korrupsioni. Korrupsioni po goditet nuk po rritet. Shumica e qeverisëse është e palëkundur në luftën kundër korrupsiopnit mbi të gjitha brenda rradhëve të saj. Jemi të angazhuar deri në fund, qoftë për reforma qoftë për përballimin e kostove politike që sjell angazhimi kundër korrupsioni i organeve të drejtësisë" tha Rama

Lini një Përgjigje

Blog Tema