POLITIKË /

Mi hëngrën dardhat pas shpine? Rama: Nuk mund të quhem fajtor për çdo bashkëpunëtor që shkel ligjin

Sipas tij, një qeveri duhet të gjykohet nga qëndrimi që mban kur hetohet dikush nga radhët e saj: nëse e justifikon dhe e mbron, apo lejon drejtësinë të bëjë punën e vet.

Shkruar nga Versus

Mi hëngrën dardhat pas shpine? Rama: Nuk mund të quhem fajtor

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar akuzat se mban përgjegjësi personale sa herë një zyrtar apo bashkëpunëtor pranë tij përballet me drejtësinë.

“Si mund të them prapë e prapë se ‘mi hëngrën dardhat pas shpine’?”, u shpreh Rama, duke iu përgjigjur kritikave që, sipas tij, e paraqesin si fajtorin kryesor të çdo rasti.

Kryeministri tha se ai e ka mbështetur reformën në drejtësi që në fillim dhe vijon ta mbrojë.

Sipas tij, një qeveri duhet të gjykohet nga qëndrimi që mban kur hetohet dikush nga radhët e saj: nëse e justifikon dhe e mbron, apo lejon drejtësinë të bëjë punën e vet.

Rama: Si mund të them prapë e prapë se ‘mi hëngrën dardhat pas shpine’? Sipas kësaj, kryefajtori i çdo rasti jam unë.

Unë që e desha reformën në drejtësi, kur askush nuk e besonte. Që e udhëhoqa kur askush nuk e donte dhe që e mbroj si asnjë tjetër.

Një kryeministër nuk gjykohet dot me pretendimin absurd që asnjë njeri i lidhur me të nuk do ta shkelë kurrë ligjin, se përndryshe shkelësi është ai vetë.

Kryeministri dhe qeveria gjykohen nga qëndrimi që mbajnë kur hapet llogari me drejtësinë për dikë mes tyre apo pranë tyre. A e justifikojnë, a e mbrojnë, a i kundërvihen drejtësisë, apo e lënë drejtësinë të bëjë punën e saj?

Tags:

edi rama

Poll